Projekti

Rezidencë Premium

Sapphire Point

Sapphire Point është një zhvillim rezidencial premium që aktualisht është në ndërtim në Golem, Mali i Robit. Me një sipërfaqe prej 15,000 metrash katrorë, ky kompleks modern është projektuar për të ofruar një stil jetese luksoz dhe të rehatshëm, me materiale të cilësisë së lartë dhe arkitekturë bashkëkohore. Projekti është aktualisht në zhvillim, me afate të përcaktuara për përfundimin e ndërtimit dhe dorëzimin e apartamenteve. Rezervo apartamentin me vetëm 1000€ dhe përfitoni nga mundësia e pagesës në 10 këste. Çmimi fillestar 1050€/m², nëse paguani 70% të shumës keni çmimin prej 950€/m². Procesi i ndërtimit po realizohet sipas standarteve të larta për të siguruar cilësinë dhe për të përmbushur pritshmëritë e banorëve të ardhshëm.

1+1

2+1

Penthouse & Duplex

Parking

Llojet e Apartamenteve

1+1 – 55 – 75 m²: Ideale për individë dhe çifte, me një dizajn të optimizuar dhe dritë natyrale.

2+1 – 70 – 110 m²: Perfekte për familje ose ata që kërkojnë më shumë hapësirë, me një dizajn funksional dhe ballkone që ofrojnë pamje të bukura.

Penthouse & Duplex (me kërkesë): Apartamente të personalizuara sipas nevojave të blerësve, duke ofruar ambiente të gjerë dhe terasa private.

    Vendndodhja dhe Përfitimet

    Shërbimet në Afërsi: Supermarkete, restorante, kafene, farmacitë dhe qendra shëndetësore, të gjitha brenda një distance të shkurtër.

    Transporti dhe Infrastrukturë:

    • Rrjet i mirëorganizuar rrugor me akses të shpejtë në autostradën Tiranë-Durrës.
    • Stacione transporti publik afër për lidhje të lehta me qytetet kryesore.
    • Parkim i organizuar për banorët dhe vizitorët.

    Hapësira Green dhe Rekreacioni: Parqe dhe zona sportive për aktivitete familjare dhe fëmijë.